Në prezencë të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi ministri i Mjedisit Jetësorë, Naser Nuredini dhe kreu i Likovës, Erkan Arifi kanë nënshkruar marrëveshjen për shfrytëzimin e 200 milion denarëve, mjete këto të ndara nga Qeveria për Likovën në seancën e djeshme.
Me këto mjete parashihet që Komuna e Likovës të përfundojë tërësisht projektin për ujësjellësin në territorin e saj.
Procesin e nënshkrimit të marrëveshjes e ndoqën edhe dy deputetët e zonës së Likovës, Arbër Ademi dhe Berat Ajdari.
Duke uruar punë të mbarë, zëvendëskryeministri i parë Grubi ka njoftuar se mjetet do të ndahen nga buxheti i vitit 2022.
“Bashkë me ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini, kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi dhe deputetët Arbër Ademi dhe Berat Ajdari formalizuam sot me nënshkrimin e marrëveshjes transferimin e mjeteve në vlerë prej 200 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2022 për përfundimin e projektit të ujësjellësit në komunën e Likovës. Urojmë punë të mbarë dhe realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti që është nevojë e domosdoshme e banorëve të kësaj zone.