Ademi priti në takim deputetët çek, Zhenishek dhe Beneshik

Kryetarët e komisioneve për Punë të Jashtme dhe për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Antonijo Milloshoski dhe Arbër Ademi, sot kanë realizuar takim të përbashkët me deputetët nga Republika e Çekisë, Marek Zhenishek, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Ondrzhej Beneshik, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin tradicionalisht të mirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë, si mbështetëse e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe procesit të eurointegrimeve të vendit tonë.

Në të njëjtën kohë, u shpreh shpresa për përfundimin e skriningut deri në fund të këtij viti dhe për rrjedhën e suksesshme të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë në BE, si dhe për tejkalimin e pengesave, pas disa vitesh pritje vendi të kalojë në këtë fazë të fundit të procesit të integrimit në BE.

Bashkëbiseduesit iu referuan veçanërisht zhvillimeve në Ukrainë, duke theksuar mbështetjen dhe ndihmën nga Maqedonia e Veriut dhe dënimin e agresionit rus.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…