Ademi realizoi videotakim me kolegët e tij nga Parlamenti Italian

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot realizoi videotakim me
Alesandro Xhillo Vinja, kryetar i Komitetit për Politika të BE-së dhe Xhulio Tremonti, kryetar i
Komitetit për Punë të Jashtme, si dhe me anëtarët e të dy trupave. Ata informuan se në
mbledhjen e Komitetit për Politika të BE-së dhe Komitetit për Punë të Jashtme në Kuvendin
e deputetëve, janë shqyrtuar dhe debatuar katër rezoluta të rëndësishme në lidhje me
mbështetjen e Italisë për procesin e zgjerimit të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryetari Ademi falënderoi për qëndrimet parimore të Italisë dhe mbështetjen e
përgjithshme për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ademi i njoftoi bashkëbiseduesit me zhvillimet aktuale në vend, që ndodhet para formimit
të qeverisë teknike në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, ndërsa në rrugën
evropiane përballet me veton nga Bullgaria, e cila kërkon ndryshimin e Kushtetutës. Në
lidhje me relacionet me Italinë, theksoi se kemi bashkëpunim të mirë, i cili sigurisht që mund
të përmirësohet.
Kryetarët e Komitetit për Politika të BE-së dhe Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit
Italian shprehën mbështetjen e plotë të vendit të tyre për Maqedoninë e Veriut, duke
theksuar se Italia mund të ofrojë ndihmë në lidhje me anëtarësimin në BE duke forcuar
bashkëpunimin e përgjithshëm.
Në videotakim u shkëmbyen mendime, u prezantuan perspektivat dhe çështjet kritike lidhur
me rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në BE, si dhe në lidhje me transponimin e acquis
communautaire, si dhe në lidhje me mbështetjen e mendimit publik.
Në videotakim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë për avancimin e
tij.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…