Ademi takoi zëvendës ambasadorin holandez, Robert Deker

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, pati takim me zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, z. Robert Deker.

Ademi e njoftoi z. Deker për ecurinë e skriningut të vendit tonë me BE-në në Bruksel, me ç ‘rast theksoi se kemi vlerësime pozitive për nivelin e gatishmërisë së administratës sonë dhe fillimin e shkëlqyer të procesit, nga Komisioni Evropian. Ai theksoi se vendi është i vetëdijshëm për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim të futjes së komunitetit bullgar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të mund t’i fillojë negociatat në grup. Me këtë rast, theksoi se opozita duhet të përfshihet në procesin e ndryshimit të Kushtetutës, me çka do të dëshmojë se është për të ardhmen evropiane të vendit.

Z. Deker theksoi se Holanda e mbështet perspektivën evropiane të vendit tonë, por se fillimisht duhet të përfundojë detyrat e saj, të cilat përfshihen në gjashtë grupet, duke theksuar Kapitullin 23 si veçanërisht të rëndësishëm: Jurisprudenca dhe të drejtat fundamentale dhe Kapitullin 24: Drejtësia, liria dhe siguria.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për situatat aktuale politike në vendin e BE-së, duke iu referuar mundësive për avancimin e proceseve eurointegruese në vend.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…