Kazinot larg shkollave, ndihmohen gratë fermere/ Grubi bën publike vendimet e seancës së 127 të Qeverisë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar publikun e gjerë për vendimet e Mbledhjes së 127-të të Qeverisë.

Ja postimi i plotë i zëvendëskryeministrit të parë Grubi:

Nga Mbledhja e 127-të e Qeverisë

– Miratuam Propozim-Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, me qëllim të mbrojtjes së të rinjve. Propozohen ndryshime dhe në objektet afariste, gjegjësisht vendet e pagesës, në të cilat lojërat e fatit organizohen të jenë në një distancë jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme. Ligji i miratuar para një viti, u bllokua nga opozita në Kuvend, u tërhoq dhe u ri-miratua përsëri dhe me këtë largojmë kazinotë nga vendbanimet tona,

– Miratuam Programin për sigurimin social të grave që merren me veprimtari bujqësore. Për herë të parë deri më tani, rregullojmë të drejtën e përdorimit të ndihmës së lehonisë gjatë shkëputjes së veprimtarisë bujqësore për shkak të lindjes: Masa e mbështetjes financiare në vlerë prej 81.000,00 denarësh është paraparë për kompensim nëntëmujor të lehonisë për gratë që kanë statusin e fermeres individuale të siguruar, të fituar në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, për një periudhë prej 12 muajsh para lindjes,

– Miratuam Programin për financimin e prodhuesve mikro-bujqësorë të verës dhe pijeve alkoolike për vitin 2023,

– Përcaktuam Planin e aktiviteteve në kuadër të Planit strategjik me SHBA-të me periudhë realizimi nga viti 2023-2033.

https://facebook.com/100044385821029/posts/pfbid02W82i491qiKKifH5mGDKVqxKCNKPa8TF2oQ61RPoEsknU6zrdTigByomX9u5UjmSsl/
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…