Ahmeti – Baumgartner: Presim datë për konferencën e parë me Bashkimin Europian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Cyril Baumgartner. Ahmeti dhe Baumgartner diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, rëndësinë e stabilitetit dhe konzistencës politike që vendi të vazhdojë rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Europian, si dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit me Bullgarinë. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka shprehur ambasadorit Baumgartner faleminderimin e tij ndaj Republikës së Francës për përkrahjen e vazhdueshme që i jep vendit duke potencuar edhe nevojën e thëllimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira bilaterale mes dy vendeve. Ahmeti e ka cilësuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm rolin dhe qasjen kontruktive të Francës për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në periudhën e presidencës së saj me Bashkimin Europian nga Janari deri në Qershor të vitit 2022 duke përshëndetur iniciativën e Samitit për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës franceze. Z. Ahmeti përshëndeti zgjedhjen e qeverisë së re në Bullgari dhe shprehu nevojën dhe gatishmërinë për zhvillim të menjëhershëm të dialogut intenziv dhe konstruktiv në muajt vijues për ta mbyllur çështjen bilaterale midis dy vendeve tona dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë dhe nevojën e bashkëpunimit më intenziv të të dyja vendeve në drejtim të avancimit të procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbajtjes sa më të shpejtë të mbledhjes së parë ndërqeveritare dhe marrjes së datës së bisedimeve me Bashkimin Europian.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…