AHMETI: Lavdi veprës së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e përvjetorit të 39 të rënies së veprimtarëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se çdo rënie në rrugën e shenjtë të lirisë aso kohe na rriste përkushtimin edhe më tepër dhe na shtonte radhët edhe më shumë si dhe çelikoste idealin,. Sipas Ahmetit rrugën që kishin nisur Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka bashkë me veprimtarë të tjerë nuk e ndalën sulmet tinëzare e të njëpasnjëshme sepse çdoherë ishim në rrugë të drejtë dhe BASHKË.Ky është postimi i plotë i Ahmetit:“Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u vranë pabesisht 39 vjet më parë, por i dhanë jetë Lëvizjes, i dhanë frymë përpjekjeve për liri dhe për shtet. Ishte kohë kur çdo vrasje, çdo rënie në rrugën e shenjtë të lirisë na rriste përkushtimin edhe më tepër dhe na shtonte rradhët edhe më shumë si dhe çelikoste idealin. Nuk na ndalnin sulmet tinzare të njëpasnjëhme dhe ia dolëm sepse ishim në rrugë të drejtë, bashkë! Lavdi jetës dhe veprës së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.”

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…