Ahmeti – Ludva: Partneriteti i para-anëtarësimit përmirëson lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin Republikës Çeke, z. Jarosllav Ludva.

Procesi i skriningut, ndryshimet kushtetuese, integrimi europian dhe situata në rajon, ishin pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe ambasadorit Ludva.

Ahmeti gjatë takimit shprehu mirënjohje për përkrahjen nga Republika Çeke në rrugën e integrimit europian, ndërkohë që e ka informuar ambasadorin Ludva mbi procesin e skriningut i cili është duke u zhvilluar.

Ndryshimet kushtetuese janë cilësuar si hap mjaft i rëndësishëm për vendin.

Opozita duhet të reflektojë dhe veprojë në përputhje me thirrjet e partnerëve ndërkombëtar dhe ta ndalon bllokadën e integrimit të vendit në BE.

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet do të vazhdojë me reformat e nevojshme sepse vendi duhet të përafrojë standardet vendore me ato europiane.

Republika Çeke gjithmonë ka mbështetur vendin tonë dhe na inkurajon të bëjmë ndryshimet kushtetuese sa më shpejtë.

Ahmeti dhe Ludva kanë diskutuar edhe për sfidat me të cilat përballet mbarë rajoni, e me theks të veçantë normalizimi i raporteve Prishtinë – Beograd dhe finalizimi i kontestit me njohje të ndërsjellë. Më tej, Ambasadori çek e ftoi kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmeti në drekë pune me grupin e ambasadorëve V4, të vendeve të Vishegradit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…