Ahmeti: Në universitete ruhet më së miri gjuha dhe dëshmohet madhështia e saj

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se pikërisht në universitete ruhet më së miri gjuha.

Në vigjilje të festave të nëntorit, rrespektivisht festës së alfabetit kreu I BDI-së thotë se në UT, janë promovuar tre amfiteatro të cilët do të mbajnë emrat e intelektual të rilindasve në Kongresin e vitit 1908.

Postimi i plotë:

Në universitete ruhet më së miri gjuha, aty në edukimin dhe arsimimin e gjeneratës së re dëshmohet madhështia e saj, aty merr kuptimin çdo përpjekje dhe sakrificë për përjetësinë e saj!

Kënaqësi e veçantë që sot në Universitetin e Tetovës bashkë me studentët rikujtuam angazhimin intelektual të rilindasve në Kongresin e vitit 1908 në Manastir dhe përuruam tre amfiteatrot që do të mbajnë emrat e veprimtarëve të arsimit shqip – Abdylselam Eminit, Rafi Halilit, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit.

Uroj që këto emra të vendosur në hyrje të këtyre amfiteatrove të jenë frymëzim i përditshëm për të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre të dijes, rikujtim i përgjegjësisë madhore të ruajtjes së vlerave kombëtare!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=675499350610857&set=pcb.675499803944145
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…