Ahmeti nga Prishtina: Kosova ka mbështetjen time të parezervë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me zëvendëskryeministrin të parë, Artan Grubi kanë qëndruar në Prishtinë ku me ftesë të Presidentes Osmani kanë marrë pjesë në manifestimin kryesorë të pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës.

Ahmeti ka thënë se 15 vjetorin e Pavarësisë e ka rrumbullaksuar në Prishtinë në pritjen zyrtare shtetëtore të organizuar nga Presidentja Osmani.

“Kosova ka mbështetjen time të parezervë dhe solidarizohem tërësisht me përpjekjet për ta rrumbullakësuar rrugëtimin e shtetësisë së plotë, të merituar dhe të patjetërsueshme”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/736981647795960
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…