Ahmeti takon ambasadorin Woutsas: Austria mbështet prespektivën europiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Austrisë, z. Georg Woutsas.Gjatë takimit është shprehur mbështetje e fuqishme e Republikës së Austrisë për perspektivat europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa është përshëndetur dhe dinamika e re e negociatave mes Shkupit dhe Sofjes, për gjetjen e pikës së përbashkët deri në finalizimin e një marrëveshje përfundimtare dhe marrjen e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.Ahmeti gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Woutsas për mbështetjen shumë miqësore që shteti austriak i ofron vendit tonë në të gjitha sferat e mundshme, si vende mike dhe partnere strategjiko-ekonomike dhe se marrëdhëniet dypalëshe mes Shkupit dhe Vjenës duhet të thellohen dhe avancohen edhe më shumë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…