Akademi solemne për shënimin e 24 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 13 gusht 2025

Me Akademinë Solemne të organizuar sonte, u shënua 24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, dokumentit historik që garantoi paqen, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, theksoi se Marrëveshja e Ohrit mbetet themeli i bashkëjetesës, barazisë dhe funksionimit demokratik të shtetit, duke rikujtuar se shqiptarët dhe maqedonasit kanë ndarë përgjegjësinë për ndërtimin e një shteti të përbashkët, stabil dhe evropian.

Ai nënvizoi se sot, më shumë se kurrë, nevojitet respektim i plotë dhe i sinqertë i Marrëveshjes së Ohrit, forcim i institucioneve dhe rikthim i besimit të qytetarëve përmes standardeve më të larta të përgjegjësisë dhe integritetit, duke vlerësuar se procesi i vetingut paraqet një domosdoshmëri në këtë drejtim.

Kryetari Ahmeti ritheksoi se pa barazinë dhe partneritetin e plotë ndërmjet komuniteteve nuk mund të ketë shtet të qëndrueshëm dhe as të ardhme evropiane, ndërsa besëlidhja e përbashkët duhet të mbetet e ndërtuar mbi paqen, dinjitetin, barazinë, dialogun dhe drejtësinë.

https://www.facebook.com/share/p/17kMnRAjH6

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…