Ali Ahmeti: BDI përqafon agjendën e gjelbër

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. AliAhmeti sot me rastin e Ditës botërore të mjedisit – 5 Qershorit dhe 19vjetorin e themelimit të partisë si dhe shpalosjes së platformës së re,ka organizuar një eveniment bashkë me rininë gjatë të cilës në fjalimine tij ka zbuluar dhe ka bërë të ditur për opinionin hapat e ri tëBDI-së.Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë të kryetarit të BDI-së, z. AliAhmeti:Të nderuar qytetarë, e dashura riniSot është 5 qershori, dita e themelimit të Bashkimit Demokratik përIntegrim, 19 vite më parë, por njëkohësisht edhe dita botërore emjedisit.Organizata jonë politike, më e suksesshmja në historinë e këtij vendi,lindi si nevojë e kohës, si forcë e obliguar nga qytetarët që të sjellbarazi nëpërmjet të zbatimit të plotë të Marrëveshjes paqësore të Ohrit,legalizimit të arsimit sipëror në gjuhën shqipe, decentralizimit,simbolet dhe kulturën kombëtare, gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtëdhe adekuat, integrimin në NATO, marrjen e dritës së gjelbër përanëtarësim në Bashkimin Europian, bashkë me shumë prioritete tjera tëqytetarëve tanë.Me kohë, këto kërkesa dhe nevoja të qytetarëve u plotësuan me shumë tëtjera, ashtu siç zhvillohej shoqëria, rriteshin dhe nevojat eqytetarëve, prandaj dhe BDI u përshtat me kohën dhe mbeti adresa epranimit të kërkesave të qytetarëve dhe realizimit të tyre në përpikëri.U ndërtuan shkolla, spitale, çerdhe, rrugë, infrastrukturë, teatro, uthemeluan institucione të reja, u bëmë të zot të vetvetes dhe tëdobishëm për vendin.Sot jemi në rrethana të cilat dukeshin të pamundura një dekadë më parë,rrethana ku shqiptarët kryesojnë kuvendin, drejtojnë edhe qeverinë,diplomacinë, financat,  policinë e ushtrinë, gjyqësorin bashkë meinstitucione tjera të rëndësishme dhe këtë e bëjnë në formën mëdinjitoze të mundshme.Prandaj, pas miratimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit dhezbatimit të përditshëm të saj, reformave thelbësore, anëtarësimit nëNATO dhe vulosjes së të ardhmes Europiane, ka ardhur koha që BashkimiDemokratik për Integrim të fokusohet tërësisht në cilësinë e tëjetuarit, e kushteve të jetës së përditshme, zhvillimin, arsim dheshëndetësi cilësore, drejtësinë joselektive, dixhitalizimin, politikatsociale, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin jetësor.Një vajze e re, Greta Tunberg, përshkoi botën me alarmin për ndryshimetklimatike e politikën ambientaliste dhe të gjithë ia hapën derën. Erdhikoha që edhe ne ta hapim derën hapë krah dhe të përqafojmë këto politikapër një të ardhme të gjelbër, të sigurt, të zhvilluar dhe të shëndosh.Këtë e kërkoni ju, rinia. Rinia zëshëm kërkon kushte jete sibashkëmoshatarët e vet në perëndim, vende pune, ambient jete modern meajër të pastër, ujëra të pastër, male dhe fusha të gjelbërta, rrugë ehekurudhë moderne, energji të gjelbër, shkolla, çerdhe dhe spitale meefikasitet energjetik, të sigurta dhe bashkëkohore.Ju shoh para meje, të gjithë të ri e të reja. Në rininë time, lumenjtëishin aq të pastër sa që ne e pinim atë ujë të rrjedhshëm.Sot ato lumenj janë aq të ndotur sa që paraqesin rrezik për shëndetindhe mjedisin. Sot shoh malet e shkretuara, deponi të egra në çdovendbanim dhe jo gjithmonë për faj të institucioneve, por edhe për fajintonë.Të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për vendin ku jetojmë, të gjithëthithim të njëjtin ajër, të gjithë pimë të njëjtin ujë, të gjithëve nangroh i njëjti diell, që të gjithë ushqehemi nga kjo tokë.Të dashur miq, e dashura rini, ndryshimet klimatike janë kërcënimekzistencial për mjedisin, për shëndetin dhe për ekonominë.Prandaj ne sot, mu në ditëlindjen e 19-të të Bashkimit Demokratik përIntegrim,  në përputhje me Rezolutat e miratuara në Kongresin tonë tëfundit, po nisim një politikë të re, një mënyrë të re të të bëritpolitikë dhe të vepruarit të drejtpërdrejt, përtej të drejtave etnike,zhvillimit dhe synimeve integruese, politikë për drejtësi mjedisore, përjetë cilësore.Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim në tërësi e përqafon agjendën egjelbër si pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe e shton atë nëkrah të shtyllave tona programore si prioritet.Agjenda e gjelbër të dashur miq nënkupton jetë cilësore, vende pune dhezhvillim, në veçanti në periudhën pas pandemisë dhe ndikimit negativ tësaj mbi ekonominë, vendet e punës, shëndetin dhe jetën në përgjithësi.Paratë e dedikuara në agjendën e gjelbër janë investim sepse mjedisi dheekonomia janë të ndërlidhura, janë investim mbi shëndetin publik, nëmbrojtjen e ambientit, në çasjen në ujë dhe ajër të pastër, në pastrimtë deponive, në reduktimin e emetimeve të gazrave, rrugë dhe hekurudhëcilësore, gazifikim dhe energji të gjelbër, ndikon edhe në cilësinë dherrjedhimisht edhe në kohëzgjatjen e jetës tonë, në shëndetin mendor, nëparandalimin e katastrofave që do të kushtojnë shumë më tepër, shpeshedhe me jetë.Sot, cenimi i agjendës së gjelbër dhe ndotja e mjedisit jetësor ështëkërcënim ndaj sigurisë, siç është edhe korrupsioni dhe krimi iorganizuar, prandaj dhe qeveria, komunat dhe të gjitha institucionettona duhet të bashkëngjiten dhe ne do të angazhohemi për këtë, të bëhemilider rajonal dhe europian në politikat e agjendës së gjelbër.Prandaj të dashur miq, mirëserdhët tek BDI-ja e zhvillimit dhe e vendevetë punës nëpërmjet të agjendës së gjelbër, BDI e cila, përveç se përbarazinë, zhvillimin si dhe frymën euroatlantike, kujdeset edhe përajrin, për ujin, për tokën, për mjedisin e përbashkët si parakushte përzhvillim dhe jetë cilësore.Ju që jeni këtu, anëtarët tanë, votuesit tanë, por jo vetëm, gati seedhe të gjithë qytetarët e vendit tonë e njohin konsistencën tonë,qëndrueshmërinë e politikave tona dhe që të gjithë e dinë që atë që ethemi edhe e realizojmë.Për 19 vite jemi shtyllë e stabilitetit, paqes, sigurisë, barazisë dhevazhdimësisë dhe realizimit të ëndrrës euroatlantike. Nuk u lëkundëm ngaqëllimet tona asnjëherë dhe për asnjë çmim.Sot e tutje, të bëhemi edhe shtyllë e jetës së përbashkët dhe cilësore,ashtu siç i vëmë drynin Jugohromit si ndotës më i madh i Pollogut, a posiç e shndërruam Malin Sharr në park kombëtar.Një jetë e një diell, një ajër e një ujë, një tokë e një planet i ndajmëbashkërisht.Të kujdesemi për to pa dallime etnike, pa dallime fetare, pa dallimepartiake, kulturore, arsimore, sociale e te çfarëdo qoftë lloji tjetër.Prandaj, që sot ju paralajmëroj që përveç se në nivelin qendror, agjendae gjelbër do të jetë kryefjalë edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale edheatë me kontributin e njohësve më të mirë të fushës.Apeloj deri tek shoqëria civile dhe grupet e interesit që t’ibashkëngjiten agjendës tonë të gjelbër me idetë dhe përvojat e tyre tëcilat do të përqafohen nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim.E gjithë kjo për arsye se edhe ne, edhe pasardhësit tanë, kemi vetëm njëjetë, ta jetojmë dhe t’ua lëmë fëmijëve tanë në trashëgimi këtë planetme mundësi të pafund për zhvillim të mëtejmë sepse ne, nuk kemi tëdrejtë t’ua shkatërrojmë të ardhmen brezave pas nesh.Gëzuar dhe na priftë e mbara.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…