Ministria për shoqëri informatike dhe administratë me USAID nis implementimin e projektit mbi infrastrukturën kritike dhe sigurinë kibernetike

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me implementimin e projektit mbi infrastrukturën kritike dhe sigurinë kibernetike mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë me USAID.“Teknologjia ka potencialin të përmirësojë demokracinë, të rris efikasitetin e saj, ta bëj më të hapur, më reaguese, më transparente dhe më të pranishme për qytetarët, për bizneset, për të gjithë ne. Por në anën tjetër teknologjia mund të manipulohet dhe mund të përdoret për qëllime të këqija” hapi fjalimin e ministri Shaqiri, në takimin ku merrnin pjesë përfaqësues nga më shumë ministri.Për të forcuar kapacitetet e sigurisë kibernetike të vendit, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe USAID Maqedonia e Veriut, përmes Tetra Tech ES, Inc. (Tetra Tech) – si kompani Amerikane vijojnë me aktivitetet lidhur me infrastrukturën kritike dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike në vend.Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në përmirësimin e parandalimin, gatishmërinë, përgjigjen dhe rikuperimin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike në infrastrukturën kritike dhe burimet kryesore, siç janë shërbimet e energjisë, rrjetet e TIK-ut dhe institucionet financiare.Përmes këtij bashkëpunimi, MSHIA do të koordinojë aktorët kryesorë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Qeverinë dhe sektorin privat për mbrojtjen e infrastrukturës kritike kombëtare nga sulmet kibernetike.“Ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike për sigurinë kibernetike nëpër subjektet kritike të infrastrukturës dhe burimet kryesore, do të përmirësojë protokollet e komunikimit për sigurinë kibernetike nëpër sektorë dhe do të rrisë qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e shtetit për t’u marrë me kërcënimet e sigurisë kibernetike” shtoi ministri Shaqiri.Në takimin e sotëm me perfaqësues nga më shumë ministri u raportua mbi aktivitetet e deritanishme, si dhe u diskutua për aktivitetet e periudhes ne vijim gjate vitit 2021.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…