Ali Ahmeti: Ju lus të gjithëve që të Regjistroheni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot bashkë me familjen e tij është regjistruar dhe ka bërë thirje që të gjithë qytetarët të kryejnë këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin dhe popullatën.Sot mirëprita regjistruesit në shtëpinë time dhe bashkë me familjen u bëmë pjesë e regjistrit të popullësisë në vendin tonë.

Ju lus mos të hezitoni dhe të regjistroheni të gjithë, rezident e jorezident, në vend e në diasporë, bashkë me secilin anëtar të familjes suaj.Regjistrimi vazhdon deri më 30 shtator, ndërsa nga sot të gjithë ata që nuk janë regjistruar për shkaqe të ndryshme në shtëpinë e tyre, të njejtën mund ta bëjnë në komunën ku banojnë.Diaspora duhet të regjistrohet online në linkun në vijim: https://popis2021.stat.gov.mk/

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…