Ali Ahmeti: Ndihem krenar për kontributin që kam dhënë në rrugëtimin e Kosovës

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrimi, Ali Ahmeti, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se ndihet krenar për kontributin që ka dhënë në rrugëtimin e Kosovës.

“Sa të jem gjallë nuk do t’i harroj ata bashkëveprimtarë që nuk janë më në mesin tonë, me të cilët bëmë bashkë rrugëtimin që të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve. Kosova shënon sot 15 vjetorin e shpalljes shtet të pavarur dhe në kujtimet e mia qëndron gjithmonë i freskët kushtrimi i saj i lirisë.

Me shokët e idealit që në vitet e rinisë e kishim kuptuar se pa guxim e veprim nuk do të mund ta çlironim kurrë Kosovën nga kthetrat e armikut, prandaj sypatrembur filluam rezistencën nga demonstratat e vitit 1981 e deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk më dhimbset asnjë ditë e jetës që ia kushtova jetësimit të këtij ideali!

Sa të jem gjallë nuk do t’i harroj ata bashkëveprimtarë që nuk janë më në mesin tonë, me të cilët bëmë bashkë rrugëtimin që të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! Gëzuar!”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=736728961154562&set=a.465898708237590
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…