Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm
Ilir Musai

Ilir Musai ka lindur më 27 gusht 1992 në Strugë. Arsimin fillor e përfundoi në Shkollën Fillore “Vëllezërit Miladinov” në Strugë, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Dr. Ibrahim Temo”. Studimet universitare i filloi në vitin 2011 në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku u diplomua në vitin 2014. Në të njëjtin vit vijoi studimet postdiplomike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku në vitin 2016 mbrojti temën e magjistraturës dhe fitoi titullin Magjistër i Shkencave Juridike. Në kuadër të avancimit profesional, në vitin 2018 dha provimin e jurisprudencës.
Gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në administratën publike, duke kontribuar në disa institucione të rëndësishme shtetërore, përfshirë Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , kabinetin e Ministrit për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë (në kabinetin e zëvendësministrit). Po ashtu, ka shërbyer si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në NP “Proaqua” Strugë.
Që nga viti 2019 ushtron detyrën e inspektorit në Inspektoratin Shtetëror Administrativ, ku kontribuon në mënyrë aktive në forcimin e ligjshmërisë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në administratën publike.
Përveç angazhimit profesional, është aktiv edhe në jetën publike dhe politike. Angazhimin politik e ka filluar që në moshë të re si pjesë e forumit rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku ka mbajtur pozitën e kryetarit të forumit rinor në nëndegën “Struga 2”. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 është emëruar sekretar në shtabin komunal të Strugës. Veprimtaria e tij bazohet në parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe profesionalizmit.

7 Comments