Aziri shprehu revoltën: Minsitresha e kulturës të tërheq programin diskriminues

16.5 %, është numri i cili karakterizon diskriminimin, mos përfilljen dhe qasjen krejt jo serioze te Ministres së Kulturës ndaj projekteve shqiptare dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Ligji për kulturë ja njeh të drejtën ministreshës për ti caktuar komisionet dhe për të sjell program për kulturë, por ministresha e kulturës, në vend që të krijojë një proces gjithëpërshirës dhe programa për kulturë të reflektonte realisht përfaqësimin e të gjithë komuniteteve që jetojnë në RMV, ajo zgjodhi që programën e kulturës ta modeloj dhe ta ideojë në bazë të pikëpamjeve të saja dhe të krijoj një precedent të pa dëgjuar më herët, duke zhvilluar një proces i cili që nga fillimi ishte i determinuar që të ishte diskriminues e i një anshëm dhe në asnjë rast ministresha e kulturës nuk e pa të arsyeshme që të konsultohet e këshillohet me artistë dhe veprimtarë të kulturës jashta se këshilltarëve të kabinetit të saj. Andaj, me plot përgjegjësi deklaroj që, në realitet po citoj ministreshën Irena Stefoska, se përgjegjësia mbi shpalljen e rezultateve dhe sjelljen e programës është tërrësisht e asaj. Para se gjithash si pjesë e komunitetit artistik dhe si sekretar shtetëror shprehi revoltën time ndaj kësaj maskarade dhe kërkoj me ngulm publikisht që, minsitresha e kulturës të tërheq programën diskriminuese dhe të mbaj përgjegjësinë e plotë për të njejtën.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…