Besimi në Bruksel: Eurointegrimet do të përshpejtojnë rritjen ekonomike

 “Eurointegrimet do të ofrojnë mundësi për rritje më të lartë. Ne jemi maksimalisht të përkushtuar në përforcimin e këtij përcaktimi strategjik duke hedhur baza të forta që do të mundësojnë realizimin e reformave kryesore,” theksoi ministri i Financave në një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian Maçej Popovski në Bruksel.Në këtë takim u theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor janë partner strategjik të BE-së dhe se qasja për zgjerim duhet të hapet pa prolongim në lidhje me rrugën evropiane të vendeve në rajon. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në aktivitetin e investimeve dhe zbatimin e reformave strukturore

Në lidhje me prioritetet strategjike, Besimi theksoi se shfrytëzimi efikas i ndihmës për anëtarësim në BE dhe përforcimi i sistemit të vendosur për menaxhimin financiar dhe kontroll të mjeteve IPA në drejtim të rregullimit të sistemit për menaxhimin e fondeve strukturore janë qëllime prioritare të këtij viti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…