BDI: 27 prilli të mos përsëritet asnjëherë

Në përvjetorin e ngjarjeve tragjike në Kuvend më 27 prill 2017, BashkimiDemokratik për Integrim apelon deri tek të gjitha partitë politike që tëzotohen 27 prilli të mos ndodh asnjëherë më.Njëkohësisht, BDI dënon gjuhën e urrejtjes e cila u dëgjua gjatëprotestës së organizuar të dielën në mbrojtje të personave të akuzuardhe të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend.Paraqitja e mendësisë së para vitit 2001 nuk i ka hije një shoqëriemultietnike dhe një shteti siç është Republika e Maqedonisë së Veriutpasi që ajo dëmton vazhdimin e ndërtimit të mirëbesimit mes popujvetonë.Njëra nga pjesëmarrëset në këtë protestë gjatë fjalimit të saj para tëpranishmëve tha se për të është e papranueshme që të dënuarit e 27Prillit të vazhdojnë të mbeten prapa grilave kurse siç potencoi ajo,terroristët e vitit 2001 të udhëheqin me pushtetin.Gjithashtu po e njëjta pjesëmarrëse ka thënë se personat që terrorizuankuvendin me 27 Prill të vitit 2017 janë patriot, atdhedashës dhepatjetër që ata duhet të mos trajtohen njëjtë sikur dhe terroristët evitit 2001.BDI konsideron se këto ide arkaike dhe regresive duhet të dënohen nga tëgjithë pjesëmarrësit e protestës dhe të distancohen në mënyrë që mos tëidentifikohen me të njëjtat.Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë, është dhe do të mbetet ipërkushtuar që vendi të funksionojë si një shtet anëtar i NATO-së dhenjë vend që në një të ardhme të afërt synon të bëhet pjesë e BashkimitEvropian.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…