Kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ymer Hasani Rekës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ymer Hasani Rekës.

Në vazhdim postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ymer Hasani Reka, mësuesit, veprimtarit dhe idealistit të palëkundur të çështjes kombëtare.

Mësues i gjeografisë dhe ndër themeluesit e parë të KF Shkëndija, ku shërbeu edhe si sekretar i përgjithshëm, Ymeri la gjurmë me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij. I përndjekur politikisht, ai asnjëherë nuk u gjunjëzua dhe u qëndroi besnik idealeve të tij.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

https://www.facebook.com/share/p/1EtkcmgpeL/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…