BDI: Dizeli u shtrenjtua për mbi 20% brenda një muaji – Qeveria po e çon vendin drejt një vale të re të shtrenjtimit

Brenda më pak se një muaji, çmimi i dizelit u rrit nga 82,5 në 99,5 denarë për litër. Plot 17 denarë më shumë, ose rritje prej 20,6%. Rritja në Maqedoninë e Veriut është afërsisht katër herë më e madhe se rritja mesatare e evidentuar në vendet e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së krahasueshme.

Këtë rritje qytetarët do ta paguajnë shumëfish. Dizeli prej 99,5 denarësh nënkupton transport më të shtrenjtë, ushqime më të shtrenjta, kosto më të larta për bujqit dhe bizneset, si dhe presion të ri mbi inflacionin. Çdo kamion që sjell mall në market, çdo autobus dhe çdo makinë pune sot kushton më shumë. Në fund, krejt kjo hyn në çmimin që e paguan qytetari.

Qeveria i la qytetarët vetëm përballë rritjes më të madhe të çmimit të dizelit në vitet e fundit. Derisa vendet e tjera ndërhyjnë me ulje të akcizave, subvencione dhe masa për mbrojtjen e familjeve, këtu çmimi po shkon drejt 100 denarëve, ndërsa pagat dhe pensionet mbeten të njëjta. Pas kësaj rritjeje vjen vala e re e shtrenjtimit. Fatura do të mbërrijë në çdo shtëpi.

Related posts

Kumtesë BDI: Heqja e gjuhës shqipe në Tabanoc – shkelje e ligjit dhe Kushtetutës

Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat shtetërore në pikën kufitare të Tabanocit, në territorin e komunës së Kumanovës, paraqet shkelje të drejtpërdrejtë…

BDI: SKANDAL I RI: 4 ME 1 PËR KORRIDORIN 10D, KORRIDORI 8 PO SAKRIFIKOHET PËR ZGJEDHJE?

SKANDAL I RI: 4 ME 1 PËR KORRIDORIN 10D, KORRIDORI 8 PO SAKRIFIKOHET PËR ZGJEDHJE? Informacionet e reja që po dalin për…

BDI: VLEN-i e pranon vetë se nuk ka shënuar asnjë sukses dhe për këtë gjen “fajtor” jashtë vehtes

Në përpjekjen e fundit për të sulmuar BDI-në, VLEN-i pranoi mossuksesin e vet, përskaj çdo propagande. Ata vetë shkruajnë se BDI-ja paska…