Tetovë, 5 gusht 2026
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, priti në selinë e partisë z. Gjino Mulliqi, Zëvendëskryetar i Komunës së Wylie, në shtetin e Teksasit, SHBA.
Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetari Ahmeti vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të bashkatdhetarëve tanë në SHBA për çështjen kombëtare, zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve demokratike, duke theksuar se bashkëpunimi me mërgatën mbetet një vlerë e çmuar dhe një urë e fortë drejt realizimit të synimeve tona të përbashkëta.


https://www.facebook.com/share/p/198dGX8Mau/?mibextid=wwXIfr
