BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme

Deklarata e Stojançe Angellovit se “në vitin 2001 e sulmonim me tanke, ndërsa sot e mbrojmë me avionë”, duke iu referuar Nikushtakut dhe komunës së Likovës, është e papranueshme. Në vitin 2001, tanket nuk sulmonin vetëm fshatra, sulmonin vendbanime dhe qytetarë të këtij shteti. Pas 25 vitesh, të flasësh për ato ngjarje me këtë gjuhë do të thotë të shkelësh mbi plagët që ende mbajnë familje dhe qytetarë të këtij vendi.

Kjo është gjuhë që nxit urrejtje dhe ndarje, por mbi të gjitha flet shumë për mendësinë e Stojançe Angellovit dhe të gjithë “Stojançeve” të tjerë që, edhe një çerek shekulli më vonë, vazhdojnë ta shohin Marrëveshjen Paqësore të Ohrit jo si themelin e paqes dhe të bashkëjetesës, por si kërcënim.

Pikërisht kjo mendësi e solli luftën e vitit 2001 dhe pikërisht këtë mendësi e mposhti Marrëveshja e Ohrit. Ajo i dha fund logjikës së tankeve dhe vendosi një rend të ri, ku shteti duhet t’i mbrojë të gjithë qytetarët e vet, pa dallim etnie, gjuhe apo vendbanimi.

Sot është mirë që shteti e mbron Nikushtakun nga zjarret. Por do të ishte edhe më mirë që, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, të gjithë ta kuptonin se Nikushtaku, Likova, Tetova, Shkupi dhe çdo vendbanim tjetër janë njësoj pjesë e këtij shteti dhe qytetarët e tyre meritojnë mbrojtje, respekt dhe dinjitet të barabartë.

Ajo që duhet të shuhet njëherë e përgjithmonë nuk është vetëm zjarri në male, por edhe gjuha e urrejtjes dhe mendësia që ende i ndan qytetarët në “ne” dhe “ata”.

Marrëveshja e Ohrit nuk është kërcënim për Maqedoninë e Veriut. Ajo është garancia që tanket e së kaluarës të mos kthehen kurrë më mes qytetarëve të saj.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…