Kryetari Ahmeti përkujton Nënë Terezën në 116 vjetorin e lindjes së saj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton Nënë Terezën në 116-vjetorin e lindjes së saj.

Në vazhdim, postimi i plotë:

Sot, në 116-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, kujtojmë me nderim bijën shqiptare të Shkupit, e cila u bë simbol botëror i humanizmit, dashurisë dhe paqes.

Nobelistja e parë shqiptare i dhuroi njerëzimit një shembull të rrallë përkushtimi ndaj më të dobëtëve dhe atyre në nevojë, duke dëshmuar se mirësia dhe solidariteti nuk njohin kufij.

Emri dhe vepra e Nënë Terezës vazhdojnë të ndriçojnë në mbarë botën. Trashëgimia e saj mbetet udhërrëfyes për të gjithë ne, për një shoqëri më humane dhe solidare.

https://www.facebook.com/share/p/1dToM5fs7D/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…