BDI – Gostivar me tribunë për parandalim të kancerit të gjirit

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar iu bashkua thirrjes botërore në muajin e sensibilizimit për parandalimin e kancerit të gjirit, një dukuri që kohëve të fundit po merr masa shqetësuese.

Në mjediset e Qendrës për Kulturë në Gostivar, sonte u organizua tribuna me ligjërues kompetent për fenomenin në fjalë. Para të pranishmëve folën Dr. Ilir Ismaili, Dr. Nexhati Jakupi, Saranda Imeri, Vjollca Latifi – Ademi dhe këshilltari komunal, Lek Dalipi.

Vetëm me kontrolle të rregullta preventive dhe në fazë të hershme, mund të parandalohet kjo sëmundje vdekjeprurëse, ishte thirrja kryesore që doli nga tribuna. Debati kaloi në frymë interaktive dhe pos prezantimeve, panelistët u përgjigjen edhe në pyetjet e të pranishmëve, njoftuan nga kjo parti.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…