BDI – Gostivar takim me drejtuesit e Këshillave Vendore

Kanë vijuar aktivitetet e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar. Kësaj radhe, kryesia e degës ka zhvilluar takim me drejtuesit e Këshillave Vendore.

Me këtë rast, kryetari Valdet Xhaferi ka njoftuar drejtuesit e Këshillave Vendore me zhvillimet e fundit politike, ndërsa theks i veçant është vendosur në riorganizimin e Forumit Rinor, për çka, drejtuesit e Këshillave Vendore kanë marrë për sipër intesifikimin e aktiviteteve në vendbanimet ku veprojnë për anëtarësime të reja dhe strukturim sa më të ngjeshur të radhëve të Forumit Rinor.

Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me bashkëveprimin sa më korrekt mes Degës dhe Këshillave Vendore.

Kryetari Xhaferi, në mbledhje me drejtuesit e Këshillave Vendore ishte i shoqëruar nga nënkryetarët Arta Bilalli – Zendeli, Nexhati Jakupi dhe Veton Sadiku, si dhe sekretari i degës Fidan Jusufi dhe sekretar organizativ, Visar Muça.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…