BDI: Në kohën e BDI-së dygjuhësia dhe ligji respektoheshin, në kohën e VLEN-it shkelet Ligji për përdorimin e gjuhëve

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për shkeljen flagrante të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Qeverisë pa legjitimitet etnik.

Rasti i djeshëm, ku Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, promovoi një mbishkrim në kuadër të një departamenti të Institutit për Shëndet Publik vetëm në gjuhën maqedonase, është dëshmi e qartë e nëpërkëmbjes së gjuhës shqipe dhe e shkeljes me të dyja këmbët të ligjit në fuqi.

Për ironi, në të njëjtin institucion, gjatë kohës së qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim, mbishkrimet ishin vendosur në dy gjuhë, në përputhje me ligjin dhe me frymën e barazisë institucionale.

Përmes fotografive të bashkëngjitura, opinioni publik mund ta shohë qartë dallimin: si është tani nën këtë qeveri dhe si ishte në kohën kur BDI kujdesej për zbatimin e ligjit dhe respektimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.

BDI rikujton se Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe detyrues: mbishkrimet në institucionet publike duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Prandaj pyesim publikisht: çfarë duhet të ndodhë më shumë që vazalët shqiptarë në Qeveri të ndalojnë duartrokitjet dhe të reagojnë? Sa herë duhet të shkelet gjuha shqipe që ata ta kuptojnë se heshtja e tyre është bashkëfajësi?

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë ta denoncojë çdo përpjekje për degradimin e të drejtave të shqiptarëve dhe çdo shkelje të ligjit që garanton barazinë gjuhësore në vend.

Related posts

BDI: Afrim Gashi, modeli më i qartë i servilit

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se sjellja politike e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, është shndërruar në shembullin më të qartë të…

BDI: Dy vjet vonesa, propagandë dhe tentativa për ta devijuar autostradën Shkup- Bllacë, kurse sot lavdërohen me projektin që ne e krijuam dhe e mbrojtëm

Sot po prezantohet fillimi i punimeve në pjesën e mbetur të autostradës Shkup- Bllacë. Është lajm i mirë për qytetarët dhe për…

BDI - Kundërreagim: Kur mungojnë argumentet, VLEN tenton ta zhvendosë vëmendjen me shpifje dhe retorikë politike

Deklaratat e fundit të VLEN-it janë një përpjekje e qartë për ta larguar vëmendjen e opinionit nga realiteti: se projekti i autostradës…