BDI: Më 8 maj, Mickoskit dhe tellallëve të tij do t’i tregohet vendi

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Europian shpreh shqetësim të thellë për përkeqësimin e fjalorit në fushatën zgjedhore nga liderët, të cilët do të duhej të ishin shembulli i një fushatë demokratike dhe europian.

Së fundmi, Mickoski në Krushevë tha se “detyra dhe qëllimi i tij është që Ali Ahmetin dhe BDI-në ta dërgojë në pension politik”.

E përkujtojmë Mickoskin dhe tellallët e tij pro-rus se karriera dhe veprimtaria politike e z. Ali Ahmeti është më shumë se histori, më shumë se Qeveri dhe më shumë se pushtet.

Nga dita kur është themeluar BDI, z. Ali Ahmeti nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje dhe kështu do të jetë derisa Mickoski do t’i bashkangjitet tashmë pensionistëve si në LSDM ashtu edhe në VMRO, që dikur e dëshironin rrënimin e BDI-së dhe liderit të shqiptarëve, z. Ali Ahmeti.

Mickoski e di se në Maqedoninë e Veriut, nuk ka peshore që mund të mat punën, zhvillimin dhe transformimin e shtetit nga politikat reformiste pro-europiane të BDI-së dhe z. Ali Ahmeti.

Kështu që, më 24 prill dhe më 8 maj, qytetarët do të vulosin fitoren e BDI-së dhe Frontit Europian, duke i treguar edhe njëherë vendin Mickoskit, VMRO-së, si dhe opozitës shqiptare e rreshtuar tashmë me qendrat e Kremlinit.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…