BDI: Më shumë se dy vite mashtrim, një ligj i cunguar dhe një shumicë pa legjitimitet shqiptar

KUMTESË

VLEN hyri në Qeveri si humbës i zgjedhjeve. Në vend që të mbronin vullnetin e shqiptarëve, pranuan të bëhen patericë e një qeverie pa legjitimitet etnik, duke u përkulur para çdo kërkese të partnerëve të tyre vetëm për të ruajtur karriget e pushtetit.

Për më shumë se dy vite me radhë trumpetuan se po përgatisnin Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke e paraqitur si një fitore historike për shqiptarët. Sot u dëshmua se ai nuk është ligji i shqiptarëve, por Ligji i Karakamishevës sepse shqiptarët jo vetëm që nuk e votuan, por edhe e bllokuan procedurën për te.

Pasi refuzuan të gjitha amendamentet e opozitës shqiptare, vendosën ta procedojnë një ligj të cunguar, pa kuota etnike, pa mekanizma institucionalë për zbatimin e tij dhe pa sanksione për shkelësit. Një ligj që nuk garanton përfaqësim të drejtë, por vetëm krijon iluzionin e tij.

Ironia është se edhe këtë ligj të cunguar nuk arrijnë ta miratojnë. Nuk kanë shumicën e nevojshme të Badenterit në Parlament, gjë që tregon qartë se kënd kanë votuar dhe zgjedhur shqiptarët në zgjedhjet e vitit 2024, kujt ia dhanë besimin dhe kush e keqpërdori atë besim për interesa personale e poste qeveritare.

BDI e bllokoi sot këtë përpjekje për të legalizuar cenimin e të drejtave të shqiptarëve dhe do ta bllokojë çdo herë kur të tentohet që diskriminimi të paketohet si ligj, e mohimi i të drejtave të ambalazhohet si “përfaqësim i drejtë dhe adekuat”.

BDI do të mbetet e palëkundur në mbrojtjen e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe nuk do të lejojë që interesat politike të një grushti pushtetarësh të zëvendësojnë standardet kushtetuese dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Related posts

BDI: Problemet reale kërkojnë përgjegjësi, jo propagandë

Çështja e ndotjes së ujit të pijshëm në Gostivar është një problem serioz që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Në…

BDI: As etnike, as etike - VLEN ka humbur të gjitha vlerat që i proklamonte si “ndryshim”

Kur erdhi në pushtet, nga frika prej VMRO-DPMNE-së, VLEN e ndërtoi propagandën politike mbi sloganin se “etika është para etnikes”. Sot, pas…

BDI: Në Ministrinë e Mbrojtjes, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

Në Ministrinë e Mbrojtjes, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë Të dhënat…