Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z. Matthew Lawson

Shkup, 16 korrik 2026

Sot, në Kuvend, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Sh.T.Z. Matthew Lawson.

Gjatë takimit, Kryetari Ahmeti e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep vendit në forcimin e proceseve demokratike, institucioneve dhe marrëdhënieve ndëretnike.

Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimin e reformave dhe rrugëtimin evropian të vendit, duke ritheksuar rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe përkushtimin e përbashkët ndaj stabilitetit, demokracisë dhe perspektivës evropiane të vendit.

https://www.facebook.com/share/p/1FpqBzShbs/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…