Kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, shprehu shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut.

Në vazhdim postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Eqrem Kryeziut, një prej personaliteteve të shquara të Prizrenit dhe jetës publike të Kosovës.

E kam njohur profesor Eqremin dhe do ta kujtoj si një intelektual me personalitet të veçantë, mendim të lirë dhe përkushtim ndaj vendit të tij. Prizrenit dhe Kosovës u shërbeu me dije, përgjegjësi dhe dinjitet, duke lënë gjurmë në jetën arsimore, politike dhe institucionale.

Familjes Kryeziu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Prizrenit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Pusho në paqe, profesor Eqrem. I përjetshëm qoftë kujtimi për Të!

https://www.facebook.com/share/p/1GUDpxV8XR/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti përkujton Nënë Terezën në 116 vjetorin e lindjes së saj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton Nënë Terezën në 116-vjetorin e lindjes së saj. Në vazhdim, postimi i…

Kryetari Ahmeti përkujton dëshmorin Ismet Jasharin - Komandant Kumanovën në 28 vjetorin e rënies

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton dëshmorin Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën në 28 vjetorin e rënies. Në…

BDI: Katër viktima, 38 raste - kush përgjigjet për reagimin e vonuar?

Shkup 20 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Imrane Veliu – Sekretariati për shëndetësi https://www.facebook.com/share/v/1ESMZsr4Qt/?mibextid=wwXIfr Të nderuar përfaqësues të mediave,Të nderuar…