BDI: Mimoza Musa- simboli i hipokrizisë së VLEN-it: babai- i pari, barazia gjinore- ZERO

Kur VLEN kërkonte vota, Mimoza Musa fliste për meritokraci, transparencë dhe barazi gjinore. Sot, pasi morën pushtetin, qytetarët shohin se gjithçka ishte një mashtrim i madh elektoral.

Edhepse premtonte punësim sipas meritës, sot është e njohur për emërimin e babait të saj, Arif Musa, tashmë pensionist, në Bordin e Bankës Zhvillimore. Kjo është “meritokracia” e VLEN-it: babai- i pari!

Po aq e turpshme është heshtja e saj për përjashtimin e grave nga pushteti. Gjatë rikonstruimit të Qeverisë, VLEN, që kontrollon gjashtë ministri, nuk arriti dhe as nuk kërkoi që të paktën një grua të emërohej ministre. Mimoza Musa, si nënkryetare e VLEN-it, nuk tha asnjë fjalë. Vetëm heshti sepse ishte e angazhuar për ta vendosur babain-tashmë pensionist në bord. As nuk i mbrojti gratë. As nuk i mbrojti parimet që i propagandonte. Zgjodhi të mbrojë kolltukun. Dhe babain!

Kjo heshtje bie ndesh me çdo premtim që VLEN ua dha grave dhe qytetarëve. Në programin e tyre zgjedhor ata zotoheshin për:

  • kuotë prej 40% të grave në të gjitha pozicionet e emëruara;
  • favorizim të gjinisë më pak të përfaqësuar në konkurset me pikë të barabarta;
  • punësim mbi bazën e meritës dhe jo të librezës partiake;
  • transparencë të plotë në punësime dhe shqyrtim publik të çdo ankese.

Asnjë prej këtyre nuk u realizua!

Në vend të kuotës 40% për gratë, sollën 0 ministre.

Në vend të meritokracisë, emëruan familjarët, kurse Mimoza Musa emëroi babain- pensionist!

Mimoza Musa nuk ka më asnjë kredibilitet moral të flasë për meritokraci, barazi gjinore apo transparencë. Sepse faktet flasin më fort se propaganda: nepotizmi për babain-pensionist në bord, heshtja për gratë dhe mashtrimi për qytetarët.

Related posts

BDI: Problemet reale kërkojnë përgjegjësi, jo propagandë

Çështja e ndotjes së ujit të pijshëm në Gostivar është një problem serioz që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Në…

BDI: Më shumë se dy vite mashtrim, një ligj i cunguar dhe një shumicë pa legjitimitet shqiptar

KUMTESË VLEN hyri në Qeveri si humbës i zgjedhjeve. Në vend që të mbronin vullnetin e shqiptarëve, pranuan të bëhen patericë e…

BDI: As etnike, as etike - VLEN ka humbur të gjitha vlerat që i proklamonte si “ndryshim”

Kur erdhi në pushtet, nga frika prej VMRO-DPMNE-së, VLEN e ndërtoi propagandën politike mbi sloganin se “etika është para etnikes”. Sot, pas…