Të rinjtë nga BDI, nënshkruan Deklaratën për vlerat evropiane

Shkup, 26 maj 2026

Të rinjtë sot dërguan një mesazh të fuqishëm se politika mund dhe duhet të jetë hapësirë dialogu, respekti të ndërsjellë dhe pjekurie demokratike.

Me nënshkrimin e Deklaratës për vlerat evropiane, organizatat rinore të partive politike dëshmuan se gjeneratat e reja kanë kapacitetin, përgjegjësinë dhe vizionin për të kontribuar aktivisht në ndërtimin e një të ardhmeje demokratike, gjithëpërfshirëse dhe evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë iniciativë u përfaqësua nga Kanita Ramadani, së bashku me të rinj aktivistë të BDI-së, të cilët me pjesëmarrjen e tyre konfirmuan përkushtimin e partisë sonë ndaj kulturës politike, bashkëpunimit dhe vlerave evropiane.

Prania e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe sektorit civil i dha peshë të veçantë kësaj nisme të rëndësishme, e cila dëshmon se dialogu dhe bashkëpunimi mbeten rruga e vetme drejt një shoqërie më demokratike dhe më të denjë për të gjithë.

BDI mbetet e përkushtuar që të rinjtë të jenë zë dhe forcë shtytëse e ndryshimeve pozitive, proceseve demokratike dhe rrugëtimit evropian të vendit.

https://www.facebook.com/share/p/1BVSD35vDJ

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…