BDI po mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë

Bashkimi Demokratik për Integrim informon se sot (e Diel, 19.06.2022) do të organizojë zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë për kryetar dege, anëtar të kryesisë së degëve, kryetar të këshillave vendor si dhe anëtar të këshillave vendor.

Degët e Bërvenicës, Bogovinës, Çashkës, Dollnenit, Gostivarit, Studeniçanit, Tearcës, Tetovës, Vrapçishtit dhe Zhelinës, sotnë mënyrë demokratike dhe të barabartë duke respektuar parimin një anëtar një votë, do të zgjedhin drejtuesit e tyre për një mandat të ri.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje të drejtëpërdrejta partiake po aplikon demokraci participative të drejtëpërdrejt me përfshirjen e afërsisht 11.000 anëtarëve në 10 degë.

Ky proces krejtësisht demokratik zhvillohet në të gjitha strukturat organizative, me së paku dy kandidatet për secilin këshill vendor apo degë.

Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë që të bëhen pjesë e ndërtimit modern të së ardhmes tonë të përbashkët në 20 vjeçarin e ri.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, sot, e Diel 19 Qershor, Kryetari Ahmeti do të mbajë konferencë për shtyp në ora 18:30 në selinë e BDI në Tetovë për t’i shpallur rezultatet zgjedhore.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…