BDI: Projekti jonë i korridorit 8 u dëshmua dhe konfirmua si i drejtë dhe vizionar 

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që vijimi i punimeve në korridorin 8 edhe nga Qeveria pa legjitimitet etnik dëshmon dhe konfirmon politikat tona të drejta dhe vizionare. 

Deri dje, partitë që sot thurrnin lavde dhe krenoheshin me projektin, e kritikonin kontratën dhe ndërtimin e Korridorit 8 me kërcënime që do ta anulojnë kontratën, ndërsa sot, e quajtën projekt historik. 

 Përfitimet nga politikat tona, qytetarët i ndjejnë çdo ditë dhe binden që e gjithë gjuetia politike e shtrigave me shpifje e konstrukcione ka qenë mashtrim për të ardhur në pushtet, edhe atë pa legjitimitet etnik. 

 Korridori 8, edhe pse mban vulën e BDI-së, i takon të gjithë qytetarëve dhe apelojmë që tuneli nga Gostivari deri në Bukojqan të realizohet sepse është opsioni më i mirë dhe më racional për këtë pjesë të korridorit. 

 Gjithashtu, buxheti i paraparë për këtë projekt duhet realizuar siç është përcaktuar në mënyrë që mos të bëhen obstrukcione të qëllimshme dhe vonesa politike në realizimin e projektit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…