BDI: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret zhvillimet e fundit lidhur me projektin strategjik të Korridorit 8, të cilat dëshmojnë qartë se ky projekt madhor vazhdon edhe përkundër përpjekjeve të Qeverisë për ta shkëputur lidhjen e tij me Republikën e Shqipërisë.

Shtyrja e vizitës së delegacionit të UNESCO-s nuk e vë në pikëpyetje realizimin e projektit, por konfirmon seriozitetin dhe domosdoshmërinë e realizimit të tij sipas projektimit të realizuar në kohën kur BDI ishte pjesë e Qeverisë.

Siç e pamë dje, vet Ministri i Transportit ka filluar të reterojë nga qëndrimet e shprehura publikisht më herët dhe tani pohon se dilema nuk është nëse Korridori 8 do të ndërtohet, por vetëm përzgjedhja e trasesë më të përshtatshme.

BDI rikujton se Korridori 8 është projekt me rëndësi strategjike për vendin dhe rajonin, i cili lidh lindjen me perëndimin, forcon integrimin ekonomik dhe rrit lëvizjen e lirë të qytetarëve. Mbështetja e Bashkimit Evropian dhe angazhimet e marra në Deklaratën e Tiranës janë dëshmi shtesë se ky projekt është prioritet i padiskutueshëm.

Për më tepër, ky korridor nuk ka vetëm dimension ekonomik, por edhe rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.

BDI mbetet e përkushtuar që ky projekt të realizohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe në interes të të gjithë qytetarëve. Përpjekjet për ta penguar apo vonuar këtë projekt janë të kota, sepse Korridori 8 është një realitet në ndërtim dhe një domosdoshmëri për të ardhmen evropiane të vendit

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…