BDI: SHBA, BE, Londra e Parisi mbështesin Maqedoninë Europiane

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret reagimet e menjëhershme pozitive të gjithë botës demokratike për vendimin historik pro Propozimit francez të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që vulosi orientimin ideologjik të vendit pa alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.

Uashingtoni, Brukseli, Berlini, Parisi, Roma, Londra dhe të gjitha kryqytetet e vendeve euroatlantike vlerësuan lartë guximin e forcave progresive që po udhëheqin me vendin.

Të paktët që kundërshtojnë, VMRO dhe Levica, mbetën të vetmuar dhe bashkuar në frymën e forcave regresive proruse.

Shumica dërmuese e qytetarëve të vendit nuk u identifikuan me agjendën ruse, nuk ranë pre e mashtrimeve, provokimeve, dhe nuk përkrahën protestat që kishin për qëllim të kthejnë vendin prapa pas gjithë atyre sakrificave dhe arritjeve të përbashkëta dhe t’ia ndërojnë orientimin strategjik.

Sot është koha e përcaktimit, kush është me Europën dhe kush është kundër, kush është me NATOnë e kush kundër, kush rreshtohet me forcat euroamerikane e kush me me ato proruse. Nuk ka zonë gri, nuk ka të papërcaktuar.

Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton që shumica dërmuese e qytetarëve mbështesin forcat progresive pro euroamerikane dhe ne nuk do të lejojmë devijimin të kursit euroatlantik të vendit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…