BDI: Skandaloze, Sela dhe Aleanca ushtrojnë presion publik ndaj gjyqësorit

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se konferenca e sotme për shtyp e kryetarit të ASH-së Ziadin Sela është një presion publik ndaj gjithë sistemit gjyqësor dhe të punësuarve në këtë sektor. Paraqitja e sotme para mediave është skandaloze, e papranueshme, e paparë gjerë më sot dhe paraqet ndërhyrje e vrazhdtë e drejtpëdrejt në sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ndërhyrja e ashpër ndaj gjykatave dhe prokurorisë flet për mendësinë e aleatit të Levicës dhe Apasievit si dhe shfaq fytyrën e vërtetë e një strukture të pareformuar. Ndarja e pushteteve në vend, funksionon si parim kushtetues dhe e njejta vazhdon të funksionojë në mënyrë profesionale dhe gjithë ata që shkelin ligjin përgjigjen para sistemit të drejtësisë dhe gjithë rastet e fundit dhe lëndët e hapura tregojnë qartë se në vend funksionon ligji që është i barabartë për të gjithë dhe askush nuk është i paprekshëm para tij. Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e vetme e cila ka inicuar vettingun në të gjitha nivelet e pushtetit përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë për të pasur figura të pastra dhe me dinjitet të cilët do të kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…