Bekteshi: Ndalimi i eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit vazhdohet deri më 15 maj 2022

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria në seancën e sotme vendosi që të vazhdohet masa e ndalimit të eksportit të disa llojeve të drithërave dhe vajit të lulediellit edhe për 30 ditët e ardhshme pra deri më 15 maj 2022, njoftoi në rrjetin social Facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Në perputhje me këtë Vendim, në 30 ditët e ardhshme (deri më 15 maj 2022) do të ketë ndalesë për eksportin e:  grurit, elbit, misrit, miellit nga gruri, farat e lulediellit – përfshirë ato të thyera apo të grimcuara, vajrat e farave të lulediellit, farat e shafranit apo panjeve dhe fraksionet e tyre, nëse janë apo jo të rafinuara por të pa modifikuara kimikisht, të lulediellit. Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar Vendim për heqjen e tarifës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim deri më 31 maj 2022. “Nevoja për të vazhduar ndalimin e eksportit edhe për 30 ditët e ardhshme pas 15 prill 2022 deri më 15 maj 2022, si dhe heqjen e tarifës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim deri më 31 maj 2022 është ruajtja e situatës aktuale në tregun vendas nga mundësia e shqetësimeve serioze për shkak të mungesës së mallrave të nevojshme për prodhim, përpunim dhe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, deri në korrjen e re, si dhe një nxitje shtesë për të ruajtur ofertën në tregun e brendshëm nga rritja e çmimeve” shkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize për të shmangur spekulimet, veprimet e tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët. Prioriteti i Qeverisë tonë është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…