BDI uron të gjithë qytetarët në përvjetorin e sotëm, 3 vite nga anëtarësimi në NATO

Bashkimi Demokratik për Integrim ua uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut përvjetorin e sotëm – 3 vite nga anëtarësimi në NATO.

Të jesh tre vite pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarako-politike në botë paraqet realizimin e përcaktimit më të rëndësishëm strategjik të qytetarëve që nga pavarësia e vendit.

Në tre vjetorin e anëtarësimit tonë mund të konstatojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut është treguar partnere e barabartë e aleatëve në Aleancë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si për sigurinë rajonale, ashtu edhe për atë evropiane.

Me veprimin e saj politik, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë garantues aktiv i stabilitetit të brendshëm të vendit, duke kontribuar kështu në arritjen e qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…