BDI: Vazhdon grumbullimi masiv i nënshkrimeve në përkrahje të kandidaturës së Bujar Osmanit për President të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin se po vazhdon grumbullimi masiv i nënshkrimeve në përkrahje të kandidaturës së Bujar Osmanit për President të vendit.

Gjatë ditës së sotme, qendrat e KSHZ-së në mbarë vendin janë vërshuar sërish nga një numër i madh i qytetarëve në Kumanovë, Likovë, Çair, Saraj, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe në çdo vend tjetër.

Sipas dinamikës së deritanishme, numri i nevojshëm prej 10.000 nënshkrimeve do të sigurohet gjatë këtyre dy ditëve, por procesin do ta lëmë të hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë në mënyrë shtesë të nënshkruajnë për kandidaturën më gjithëpërfshirëse në këto zgjedhje presidenciale, atë të Dr. Bujar Osmanit.

Nënshkrimet për kandidaturën e Bujar Osmanit nuk është vetëm akt formal zgjedhor, por edhe fillim i një kapitulli të ri që synon të përforcojë akoma më shumë demokracinë konsensuale dhe themelet e shtetit të barabartë për të gjithë, përmes ndryshimeve kushtetuese që do të mundësojnë zgjedhjen e Presidentit të parë shqiptar me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit, si dhe miratimin e amandamenteve nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë për ta vazhduar rrugën e integrimit tonë europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje deri te të gjithë qytetarët që me nënshkrimin e tyre të shprehin bindshëm vullnetin për të arriturën e madhe të rradhës, atë të Presidentit të parë shqiptar dhe vazhdimit të rrugës së integrimit tonë europian.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…