BDI: VMRO dhe Mickoski inkurajojnë deklaratat për luftë kundër shqiptarëve

Edhe për të dytën ditë radhazi pas deklaratave skandaloze të Aleksandar Nikollovskit në të cilat ai bën thirrje për luftë në mes të Kuvendit, ngjashëm edhe me narrativin e 27 prillit, as Mickoski dhe as VMRO DPMNE nuk u distancuan nga ato kërcënime.

Nikollovski inkurajohet nga lideri i tij Mickoski, i cili publikon foto të një betimi me uniformë të maskuar, me kallashnikov të zbrazur në duar dhe i rrethuar nga fëmijë dhe gra, në të cilën ai demonstron kërcënime ndaj shqiptarëve.

Mickoski ende nuk është përgjigjur nëse ka të vërtetë në pohimet e kryetarëve të tij të komunave se ai në mënyrë strikte ua ka ndaluar atyre që të legalizojnë shtëpitë e shqiptarëve në ato komuna edhe pse i plotësojnë kushtet ligjore, se i ka ndaluar të bashkëpunojnë me afaristë shqiptarë dhe të mos lëshojnë leje të ndërtimit, me nxitje të politikave demografike raciste.

Gara e tyre e vdekur me të majtën e Apasievit nxit intolerancën etnike, të cilën e shohim dhe e dëgjojmë përditë në emisionet kontaktuese të televizioneve maqedonase dhe është pasojë e drejtpërdrejtë e narrativit dhe fotografive të Mickoskit, Nikolloskit dhe Apasievit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…