Bekteshi – Faisal F. Alibrahim: Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik mund të thellojë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka zhvilluar dje takim me ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, SH.T.  Faisal Alibrahim.

Në takim u konstatua zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Ministri Bekteshi i ka përcjellë kolegut të tij, ministrit të Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, rezultatet makroekonomike të arritura nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar, si dhe mundësitë dhe potencialet për investime në vendin tonë.

Të dy bashkëbiseduesit dakordësuan se për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, në periudhën e ardhshme është e nevojshme nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite, e cila do të vendosë bazat për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, si dhe mundësia e organizimit të një forumi biznesi ndërmjet investitorëve dhe kompanive nga të dy vendet.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për fushat e mundshme për bashkëpunim në të ardhmen, të cilat do të intensifikojnë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…