Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, njoftoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në profilin e tij në fejsbuk. Me këto ndryshime të Ligjit lehtësohen kriteret për aplikim dhe për pagesën e mbështetjes financiare për kompanitë prodhuese. Me ndryshimet e këtij Ligji do të lehtësohen kushtet për 245 kompani që kanë kontrata aktive, e veçanërisht kompanitë potenciale të reja, që kanë investuar në vitin 2020 ose do të investojnë në vitin 2021. Në përputhje me ndryshimet ligjore: – Lehtësohen kushtet për ndarjen e mbështetjes financiare për kompanitë që kanë investuar në kushte të Kovid-it – Rritet përfshirja e kompanive që do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare – Përmirësohen kushtet për investime nga diaspora – U jepet mbështetje plotësuese financiare kompanive që janë nga rajonet më pak të zhvilluara në shtet Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji është nxitja e përshpejtuar e rritjes ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes mbështetjes së investimeve për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të punësimeve. Ligji për mbështetje financiare të investimeve filloi të zbatohet në vitin 2018 si pjesë e Planit për rritje ekonomike të Qeverisë.