Bekteshi: Me ndryshimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve më shumë se 200 kompani përfitojnë kushte më të mira për investim

Me propozim  të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, njoftoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në profilin e tij në fejsbuk. Me këto ndryshime të Ligjit lehtësohen kriteret për aplikim dhe për pagesën e mbështetjes financiare për kompanitë prodhuese. Me ndryshimet e këtij Ligji do të lehtësohen kushtet për 245 kompani që kanë kontrata aktive, e veçanërisht kompanitë potenciale të reja, që kanë investuar në vitin 2020 ose do të investojnë në vitin 2021. Në përputhje me ndryshimet ligjore: – Lehtësohen kushtet për ndarjen e mbështetjes financiare për kompanitë që kanë investuar në kushte të Kovid-it – Rritet përfshirja e kompanive që do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare – Përmirësohen kushtet për investime nga diaspora – U jepet mbështetje plotësuese financiare kompanive që janë nga rajonet më pak të zhvilluara në shtet Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji është nxitja e përshpejtuar e rritjes ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes mbështetjes së investimeve për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të punësimeve. Ligji për mbështetje financiare të investimeve filloi të zbatohet në vitin 2018 si pjesë e Planit për rritje ekonomike të Qeverisë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…