Bekteshi: Nuk do të ketë masa kufizuese, vetëm injektim fondesh për kompanitë energjetike, është sjell vendimi për situatën e krizës në sektorin energjetik

Në seancën e sotme me kërkesë të Komisionit për monitorimin e gjendjes në sektorin  energjetik, në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka sjellvendimin për shpalljen e krizës në sektorin energjetik për 30 ditë, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Siç informoi ministri Bekteshi me shpalljen e krizës energjetike, e vetmja masë që del nga ky vendim është injektimi i mjeteve në kompanitë energjetike për të stabilizuar situatën në tregun e energjisë elektrike, gjegjësisht nuk parashikohen masa kufizuese.

 “Qeveria më 30 tetor ka miratuar Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në furnizimin me energji elektrike. Ky Dekret përcakton kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike dhe masat e marra në rast të krizës së shkaktuar nga moti dhe fatkeqësitë natyrore, aksidentet dhe shqetësimet në tregjet e energjisë, mënyrën e furnizimit me energji elektrike në kushte krize si dhe të drejtat dhe detyrimet e të licencuarve për të kryer veprimtari energjetike transmetim, shpërndarje, furnizim dhe tregtim të energjisë elektrike.

Në bazë të këtij dekreti, Ministria e Ekonomisë themeloi Komisionin për monitorimin e situatës me furnizimin me energji elektrike, si organ i përhershëm, me dhjetë përfaqësues nga palët e prekura në aktivitetet energjetike. Mandati i këtyre anëtarëve është 4 vjet. Operatori i sistemit të transmisionit AD MEPSO ka përgatitur Raportin për vlerësimin e stabilitetit të sistemit elektroenergjetik të Maqedonisë për tremujorin e fundit të këtij viti. Sipas raportit të dorëzuar, Komisioni vlerësoi se ekziston rreziku i krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe situatës në tregun e energjisë elektrike”, tha ministri dhe theksoi se një vlerësim i tillë i rrezikut bazohet në uljen e kapaciteteve prodhuese vendase, por edhe për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet botërore.

 “Qeveria aktualisht është e fokusuar në trajtimin e suksesshëm të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Për arritjen e këtij qëllimi janë të përfshirë menaxhmenti i kompanive në sektorin energjetik dhe institucionet qeveritare. Angazhimi ynë më i madh është që t’i mbrojmë qytetarët nga goditjet e çmimeve, dhe t’u ofrojmë kompanive çmimin më të favorshëm të energjisë elektrike”, ceku Bekteshi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…