Shaqiri: Prioriteti ynë është ndërtimi i administratës shtetërore efikase

Sot, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, realizoi takim me përfaqësuesin e OECD SIGMA-së, Xavier Sisternas. Ky takim vjen si rezultat i përkushtimit të plotë në arritjen e synimeve të paracaktuara.   Gjatë takimit të sotëm, ministri Shaqiri shfrytëzoi mundësinë për të falenderuar zotin Xavier dhe OECD SIGMA-në për mbëshetjen e ofruar. “Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të jetë më i frytshëm dhe do të thellohet akoma më tepër në të ardhmen”, theksoi Shaqiri.   Ndër të tjera, Shaqiri tha: “Jemi të vendosur që këtë projekt ta shpiejmë përpara, ta optimizojmë kornizën e përgjithshme institucionale, ta përmirësojmë ofrimin e shërbimeve publike, ta përforcojmë etikën, integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës shtetërore”.   Në fund të takimit, ministri Shaqiri shtoi se implementimi i rekomandimeve është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për vetë procesin, por edhe për transformimet e ardhshme në institucione

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…