Besimi: 7.5 milionë euro nga BERZH-i dhe BE-ja për vendkalimin e përbashkët hekurudhor në Tabanoc

Ministria e Financave, përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe BE-së, siguroi 7.5 milionë euro për realizimin e projektit për vendosjen e vendkalimit të përbashkët hekurudhor – Tabanoc. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe përfaqësuesi i BERZH-it në vend, Fatih Turkmenoglu.

“Nënshkruam marrëveshjen e huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor, që i referohet përmirësimit të cilësisë së infrastrukturës hekurudhore në vend, si dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe lidhjes me Serbinë, me të cilën së bashku realizojmë këtë projekt” theksoi ministri Besimi, pas nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë.

Ai theksoi se kjo është vetëm një pjesë e përpjekjeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve zhvillimore, të cilat do të kontribuojnë në arritjen e rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme të vendit, duke mundësuar kështu  përafrimin me standarin e BE-së.

Për realizimin e këtij projekti marrëveshja e nënshkruar sigurohen 5 milionë euro nga BERZH-i, për të cilin sigurohen 2.5 milionë euro grant nga fondi i investimeve WBIF-së të BE-së.

“Kjo është vetëm pjesë e listës së gjatë të projekteve për të cilat kemi punuar me përkushtim në periudhën e kaluar për të siguruar mjete financiare për realizimin e tyre, të cilat do të sigurojnë rritje të qëndrueshme dhe konvergjencë më të shpejtë drejt BE-së. 7.5 milionë eurot e siguruara për realizimin e këtij projekti janë pjesë e pakos së madhe prej mbi 700 milionë eurove për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, për të cilat zgjidhjet ligjore u miratuan këtë javë në Kuvend.

Gjithashtu, vlen për tu  theksuar se  në kuadër të Buxhetit për vitin e ardhshëm janë planifikuar 733 milionë euro për shpenzime kapitale”, tha ministri Besimi.

Ai shtoi, se përveç këtyre mjeteve për qëllime zhvillimore, janë siguruar edhe mjete mbi 250 milionë euro për përballimin e krizës.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…