Kryetari Ahmeti vizitoi Nasim Haradinajn: Rruga jonë për liri ishte e vështirë dhe e gjatë, ndërsa konfirmimi i drejtësisë së përpjekjeve tona akoma vazhdon

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka vizituar gjatë ditës Nasim Haradinajn në Gllogjan, dhe me bashkëpunëtorët e tij i kanë uruar lirimin dhe kthimin pranë familjes.

U riktheva në Gllogjan për tu çmallur me shokun dhe bashkëluftëtarin e liruar nga Haga, Nasim Haradinajn.

Padrejtësia ndaj luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe betejës për jetë, liri dhe demokraci të popullit të Kosovës po zgjat tashmë dy dekada e gjysëm si asnjë rast tjetër.

Rruga jonë për liri ishte e vështirë dhe e gjatë, ndërsa konfirmimi i drejtësisë së përpjekjeve tona, pas të cilave u reshtua edhe NATO, Brukseli dhe Uashingtoni, akoma vazhdon.

Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe luftëtarët tjerë të lirisë janë ndërgjegja jonë kolektive si popull dhe beteja e tyre për drejtësi është vazhdimësi e luftës tonë për liri.

Liria sot e ka emrin Nasim, e nesër Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë, ndërsa përgjithmonë në historinë tonë, liria do ta ketë emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=897210168439773&set=pcb.897210671773056
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…